Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili reagoi menjëherë pas vendimit të ministrave të Jashtëm të BE për nisjen e negociatave me Shqipërinë në 2019. Në një postim në facebook, ai tha Rama është i vetmi fajtor që e la Shqipërinë jashtë Europës.
Reagimi i Petrit Vasilit
Kryeministri eshte ai fajtori i vetem qe na la jashte Europes,falenderimet jane idiotesira .
Kryeministri vendosi publikisht votbesimin e tij tek hapja e negociatave kete qershor.
Kete votebesim e humbi ne menyre tragjike per veten e tij.
Tani duhet te largohet sa me pare.
Urrejtja e gjithe shqiptareve bie mbi te.
Cdo falenderim idiot i tij dhe i idioteve qe e rrethojne eshte nje damke deficience dhe budalleku qe e ben edhe me qesharak.
Lexojeni vete cfare thoshte ne 16 maj 2018 per Euroneës per negociatat e qershorit.
“Ne duhet të hapim negociatat në Qershor, kjo është e gjitha dhe nuk na duhet asgjë tjetër. Për ne kjo është çështje jetë a vdekje, në kuptimin që hapja e negociatave do të thotë se ne po shikojmë drejt së ardhmes. Do të thotë kemi lënë pas të shkuarën”