Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias ka deklaruar se janë në përfundim të negociatave për marrëveshjen e Zonave Ekskluzive Ekonomike. Në një intervistë për për radion 24/7 ai tha se “Ujërat territoriale do t’i shtrijmë gradualisht në 12 milje”.
“Po negociojmë të marrim 100% të influencës së ishujve. Ka një vështirësi juridike, por besoj se do ta tejkalojmë”, tha Kotzias.
Kreu i diplomacisë greke tha gjithashtu s “për çështjen çame nuk diskutuam kurrë dhe as pranova ndonjëherë të diskutohet”.
“Tjetër pasuritë e mbajtura në sekuestro dhe tjetër pronat e çamëve, nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën”, tha Kotzias.