Një ditë pas vendimit të ministrave të Jashtëm të BE, se negociatat për Shqipërinë do të hapen në qershor të 2019, qeveria është shprehur e gatshme për bashkëpunim me opozitën. E ftuar në Ora News, zv/kryeministrja Senida Mesi tha se për opozitën dera është gjithmonë e hapur duke bërë diskutime konstruktive për reformat dhe në të mirë të vendit.
Pyetje: Keni menduar të ulni tonet me opozitën?
Senida Mesi: Kur flasim për integrimin e Shqipërisë në BE nuk bëhet fjalë për integrimin e qeverisë, nuk bëhet fjalë për integrimin e PS, por bëhet fjalë për integrimin e vendit tonë. Njëherë e mirë opozita duhet ta kuptojë një qasje të tillë, por siduket kapet pas elementëve për të bërë opozitën, por fatkeqësisht edhe një gjë e tillë dhe një argument i tillë i ra. Nuk e di cfarë do gjejnë për tu kapur pas dokrave dhe baltosjes që jo vetëm qytetarët por edhe vendet e BE e kanë kuptuar. Unë do të doja të debatoja për koncepte, për pr/ligjë, rrugëtimi që kemi përpara është sfidues. Bëhet fjalë për akte normative, për ndryshime legjislacione, afrim me rregullat e BE. Për këtë arsye këtë arenë të baltosjes ta kthejmë në arenë të diskutimeve konstruktive, të ndryshimeve të bazës ligjore. Ne jemi të hapur si mazhorancë, kemi kërkuar bashkëpunimin në çdo tyrezë, duke filluar nga kryeministri Rama tek kabineti, këshilli i ministrave etj., për të gjetur një gjuhë bashkëpunimi gjithmonë në kuadër të reformimit, me qëllim që reformat të bëhen sic duhet dhe të përshpejtohen.
Një element që u përmend dje, ministrat e jashtëm të BE shtuan një element tjetër të cilën ne si mazhorancë e iniciuam, reformën në kodin zgjedhor. Kështu që opozita nuk do ketë asnjë justifikim të thotë pse nuk e duma një reformim të tillë. Tani na është kërkuar dhe do suportohemi dhe nga BE në lidhje dhe për një reformë kaq të rëndësishme.
Pyetje: Do të ketë një dorë të shtrirë drejt opozitës
Senida Mesi: Dora e shtrirë, dera e hapur ka qenë gjithmonë dhe gjithmonë kemi kërkuar një opozitë konstruktive që diksuton për platforma, për ligje dhe pr/ligje.
Nuk ka kushte të shtuara
Senida Mesi: Fatmirësisht kjo dritë jeshilë, kjo datë e caktuar nuk i ka shtuar asnjë kusht shtesë Shqipërisë. Kjo është një gjë pozitive. Nuk flasim për kushte të shtuara, por për të njëjtat reforma që duhet të vazhdojnë dhe të thellohen. Kjo nën kupton që jemi në rrugë të mbarë, duhet të vazhdojmë me hapa të përshpejtuar për rezultate konkrete.