Monday, March 17, 2025
Home Kronika Ngarkesë 1 mln euro drogë, dënohet banda shqiptare në Itali

Ngarkesë 1 mln euro drogë, dënohet banda shqiptare në Itali

0
885

Pasditen e kësaj të mërkure, shqiptari Vital Meço, 43 vjeç me banim në Cento të Italisë është dënuar me 7 vite burg.

Meço së bashku me disa persona të tjerë përfshirë edhe shqiptarët Tonin Bibaj, 33 vjeç dhe Alfred Gjoka, 36 vjeç, janë dënuar me burg për trafik droge. Ata janë burgosur me rreth 4 vite burg secili.

Ata u arrestuan gjatë operacionit “Cargo” i kryere në Ferrara në tetor të vitit të shkuar, ku u kapën 110 kg marijuanë, dhe sipas vlerësimeve të policisë kishte një vlerë mbi një milion euro. Lënda narkotike mbërriti nga Spanja deri në një depo të braktisur në Via Marconi. Të gjithë u akuzuan për trafik ndërkombëtar të drogës.

Policia kishte vënë nën vëzhgim bandën duke pritur ardhjen e kamionit, brenda të cilit ishin edhe 13.500 euro, shumë e cila vlerësohet të ishte tarifë për transportin.

Brenda kamionit ishte edhe një pasagjer, pozicioni i të cilit ishte ndoshta më pak i qartë.

Së bashku me shumë kuti të frutave, ngarkesa me marijuanë do të pritej nga Bibaj, Gjoka dhe Meço. Në banesën e këtij të fundit u gjetën edhe 280 gramë kokainë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here