Saturday, March 15, 2025
Home Politikë Social-demokratët: Shqipëria e Maqedonia morën datën

Social-demokratët: Shqipëria e Maqedonia morën datën

0
767

Udhëheqësit e Social-demokratëve Europiane (PES) kanë publikuar një letër në lidhje me vendimin e ministrave të jashtëm të vendeve të BE, për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë në vitin 2019.

Sipas letrës, Qeveritë në Shqipëri dhe Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë mundësuan që të dy vendet të caktojnë një datë të fillimit për negociatat e pranimit në BE, në 2019. PES vlerëson se rruga drejt anëtarësimit për të dy vendet është prioritare në agjendën e takimit paraprak të Partisë Europiane Socialiste.

Ky takim është në vijim të marrëveshjes së ministrave të BE, më herët këtë javë, që negociatat duhet të fillojnë vitin e ardhshëm. Presidenti i PES Sergei Stanishev tha se përpjekjet heroike të qeverive në Tiranë dhe Shkup për të përgatitur vendet e tyre për negociatat e pranimit në BE, më në fund po japin fryte.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here