“Toyotat me 3.4 milione euro”, lihen në burg katër të arrestuarit

0
572

Të arrestuarit janë rimarrë sërisht në pyetje edhe gjatë të mërkurës por i kanë qëndruar deklarimeve të mëparshme duke mohuar të kenë patur dijeni  për sasinë e parave të ndodhura në dy automjetet që vinin nga Belgjika.

Ndërkohë policia po vijon kërkimet për dy të shpallurit në kërkim Elvis dhe Alfred Vladi, që besohet se kanë qenë porositës të sasisë monetare.

Verifikimi në sistemin Tims  nuk ka dhënë rezultat pasi dy  kushërinjtë Vladi nuk kanë rezultuar të kenë përdorur  ndonjë pikë  kufitare  për të dale jashtë vendit që gjë shton dyshimin se ata mund të jenë larguar ilegalisht ose mund të fshihen brenda vendit.

Pavarësisht kësaj në të gjitha pikat kufitare janë shpërndarë fotot e tyre  si dhe të dhëna të tjera për të bërë të mundur  identifikimin dhe ndalimin në rast se tentojnë të kalojnë.

Paralelisht  po vijojnë hetimet edhe ne lidhje me dekonspirimin e operacionit.  Drejtoria e standarteve profesionale në policinë e shtetit ka nisur procedimin disiplinor edhe per disa efektive të policisë kufitare në durrës dhe krimit ekonomik.

Policia e shtetit ka nisur procedimin për sasinë e eurove më 20 qershor pas marrjes së informacionit nga SHISH.

Për tri ditë deri më 23 qershor kur u kapën eurot, informacioni kishte qarkulluar tek një grup i vogël efektivash të policisë, të cilët janë vendosur të gjithë në verifikim për të parë se nga ka rrjedhur informacioni.

Kjo per faktin e rrjedhjes së informacionit  një ndër të cilat është edhe dalja e fotove të publikuara në media që paraqesin qeset me euro brenda paketimit të provave materiale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here