Tuesday, March 25, 2025
Home Aktualitet Ambasada e Egjiptit në Tiranë kremton 66-vjetorin e festës kombëtare

Ambasada e Egjiptit në Tiranë kremton 66-vjetorin e festës kombëtare

0
691

 

Festa kombëtare e Egjiptit ka bërë bashkë personalitete publike shqiptare, ambasadorë të akredituar në Shqipëri, por jo vetëm. Përmes një ceremonie në ambasadën e Egjiptit në Tiranë, është festuar 66 vjetorin e Revulucionit të Korrikut të vitit 1952.

Ambasada e Egjiptit në Tiranë festoi 66 vjetorin e festës kombëtare, i njohur ndryshe edhe si Revulucioni i vitit 1952.

Ambasadori i Egjiptit Mohamed Khalil në pritjen e organizuar me këtë rast ftoi një sërë personalitete të jetës publike dhe ekonomike të vendit. Mes të ftuarve ishin dhe shumë diplomatë të akredituar ne Shqipëri.

Ambasadori shprehu gatishmërinë e vendit të tij per forcimin e marrëdhënieve me Shqipërinë në të gjithë sektorët

 “Unë ripërsëris angazhimin e palëkundur të Egjiptit për të promovuar marrëdhëniet dypalëshe të bashkëpumimit në të gjitha fushat, bazuar në marrëdhëniet historike dhe miqësore që ne e çmojmë shumë. Së shpejti do të krijoher një Këshill i përbashkët biznesi egjiptian-shqiptar”

Pritja Kombëtarë përfshinte edhe një ekspozitë të pikturave në vaj nga bashkëshortja e Ambasadorit rreth trashëgimisë kulturore të Egjiptit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here