Padia e Taulant Ballës për “shpifje”, caktohet data e gjyqit me Lulzim Bashën

0
656

Dy ditë më parë kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ngriti dy padi për kryetarin e PD-së, Lulzim Basha në lidhje me akuzuat e këtij të fundit për etiketimin e Ballës si garantin e 3.4 mln eurove të sekuestruara në dy “Toyota Yaris” në portin e Durrësit, para këto sipas Bashës të destinuara për një nga klanet e drogës në Elbasan.

Padinë për “shpifje” Taulant Balla e depozitoi në Gjykatën për Krime të Rënda, e cila nuk ka humbur kohë dhe ka vendosur datën e seancës gjyqësore. Pritet që Taulant Balla e Lulzim Basha të përballen më datë 10.07.2018.

Të gjithë gjasat janë që gjykata të shpallë mos kompetencë si në rastin e çështjes së Shkëlzen Berishës me Taulant Ballën, megjithatë verdiktin do ta japë gjyqtari i çështjes Luan Hasneziri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here