Sillet nga Belgjika i dënuari për pengmarrje

0
726

Interpol Tirana ka ekstraduar nga Belgjika një 47-vjeçar shqiptar, i dënuar me 11 vite burg.

Ai është Martin (Aleksandër) Tusha nga Mamurrasi.

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar Martin Tushën me 11 vite burg për heqje të paligjshme të lirë dhe vjedhje me dhunë.

Më 11 Nëntor 2011, Martin Tusha në bashkëpunim me një shtetas tjetër, kanë thirrur në banesën e tyre dy punëtorë të një dyqani duralumini.

Me të mbërritur në banesë, dy punëtorët janë prangosur nga Tusha dhe janë mbajtur për 24 orë, duke u marrë të gjitha sendet personale dhe një kartë  krediti.

Prej disa kohësh, Martin Tusha fshihej në Belgjikë ku dhe u kap falë bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe Belgjikës u ekstradua sot në vendin tonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here