Kolegji i Posaçëm i Apelimit cakton datë për shqyrtimin e ankimimit të ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo. KPA bën me dije se me 17 korrik, ora 10:00 do të shqyrtohet në Dhomë Këshillimi ankimimi i Lulos.
Shorti ka përzgjedhur si kryesues të trupës gjykuese prej 5 anëtarësh Luan Dacin, relator: Natasha Mulaj dhe anëtarë Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe Sokol Çomo. Fatos Lulo kërkon prishjen e vendimit të datës 23 mars të këtij viti, për të cilën mbrojtësit ligjorë të Lulos pretendojnë se është i padrejtë dhe i pa mbështetur në prova.
Lulo u shkarkua nga detyra pasi nuk justifikoi dot pasurinë e tij e tij. Në vendimin e zbardhur nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit thuhet se gjyqtari nuk ka arritur të vërtetojë ligjshmërin e një pasurie prej 48 milionë lekë.
“Nga analiza e bërë për të ardhurat e ligjshme rezulton se gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo ka arritur të dokumentojë pasurinë në vlerën 30 milionë lekë, ndërkohë që pasuria e deklaruar nga ana e tij dhe kap vlerën e mbi 78 milionë lekëve. Pra diferenca prej 48 milonë lekë është e pajustifikueshme.Në këto kushte subjekti i rivlerësimit, referuar pikës 1 të nenti 61 të ligjit nr 84/ 2016 ka deklaruar sa dyfishi i pasurisë së ligjshme, përfshirë dhe personat e lidhur me të,” thuhet në vendim.