Vendoret 2019, në disa bashki do pilotohet votimi elektronik

0
658

Votimi elektronik do të pilotohet në disa bashki në zgjedhjet vendore të 2019. Bashkëkryetari socialist i Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, Bledi Çuçi u shpreh për mediat se kanë rënë dakord edhe me opozitën për aplikimin në disa njësi vendore në zgjedhjet e ardhshme.

“Nëse do të përdorim teknologjinë në procesin zgjedhor padiskutim hapi i parë do të jetë pilotimi”

Ashtu siç para dy ditësh Ora News publikoi lajmin se emigrantët do të votojnë vetëm për zgjedhjet parlamentare, Bledi Çuçi konfirmon se dhe për këtë çështje është gjetur dakordësia

Bledi Çuçi: “Modeli aplikohet vetëm për zgjedhje të përgjithshme pasi për zgjedhje vendore ato lidhen strikt me njerëzit që banojnë për momentin në një bashki të caktuar”

Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore thekson se ndryshimet në kod do të përfundojnë në vjeshtë.

Bledi Çuçi: “Fryma bashkëpunuese ekziston dhe nuk ka asnjë arsye të përfundojmë brenda vjeshtës një paketë të plotë amendimesh rregullatore për të adresuar në mënyrë të plotë rekomandimet e ODIHR” 

Gjithashtu Bledi Çuçi deklaroi që Partia Socialiste është e gatshme për depolitizimin e komsioneve të qëndrave të votimit si dhe të zonave të administrimit zgjedhore.

Momentalisht nuk jepen emrat e bashkive ku do të aplikohet projekti pilot.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here