Adoleshentja shqiptare në paraburgim: gati të kryente një sulm me helm për llogari të ISIS

0
1080

Një nxënëse 15-vjeçare nga rrethina austriake Mostviertel tani e më shumë se një muaj është duke qëndruar në paraburgim.

Vajza me prejardhje kosovare, dyshohet se e ka simpatizuar milicët e Shtetit Islamik përmes internetit dhe kanë qenë e interesuar për të kryer një sulm helmues.

Duke zbuluar adresën IP me ndihmën e një shërbimi të huaj të inteligjencës, organet austriake të hetuesisë i kishin rënë në gjurmë nxënëses, shkruajnë mediat austriake, përcjell Albinfo.ch.

15-vjeçarja e cila rrjedhe nga një familje me ndikim jo shumë të madh fetar, ishte ballfaquar me armiqësi në fshatin e vogël si “e vetmja mbajtëse e shamisë në kokë në rrethinën më të gjerë”.

Për këtë arsye ajo kishte kërkuar miq në internet dhe aty ishte nxitur nga islamistët, ka pohuar avokati i vajzës që dëshiron të shkarkojë gjithçka me “mburrje joreale” dhe “lëmoshë rinore”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here