Tuesday, March 25, 2025
Home Politikë Fshatrat turistikë, Rama: Grup pune me pedagogë dhe arkitektë për zhvillimin e...

Fshatrat turistikë, Rama: Grup pune me pedagogë dhe arkitektë për zhvillimin e zonave

0
703

Kryeministri Rama ishte në Voskopojë për të folur me ekpertë të fushës për të zhvilluar projektin e 100 fshtarave turistikë. Një grup pune i përbërë prej arkitektësh dhe pedagogë të universitetit të Bujqësisë do të punojnë për projektin me qëllim zhvillimin e potencialeve ekonomike dhe turistike të fshtarave.

Për projektin 100 fshatra turistike, promovimi i vendit dhe mbështetja për agrotuzimin, do të punojnë akademikë, kryesisht nga Universitetit i Bujqësisë dhe Fakultetet e Arkitekturës.  Kryeministri Rama këtë fundjave ishte në Voskopjë të Korçës, ku tha se është ngritur një grup pune që do të asistojë në realizimin e këtij projekti ambicioz.

Rama: Do të shtrihemi edhe më tutje për të përfshirë dhe angazhuar studentë dhe pedagogë të fakulteteve të ndryshme, që të krijojmë një sinergji në funksion të këtij transformimi të konsiderueshmë ku jam shpresë plotë që shumë kush do të shohë një model të prekshëm të zhvillimit të fshatit në Shqipëri.

Në një zonë rurale, “made in Albania” është më i rëndësishëm.

Rama: Ku Voskopoja ka të paktën tre me nam, mishin, bulmetin dhe sado lehtë që mund ta merrni, besoj që vlen të merret seriozisht edhe petkat. Si dhe rrjetin e dyqaneve distribucionit të këtyre produkteve ndërmjet një emërtesë të kontrolluar dhe një logoje të posacme “Made in Albania” që duam të përdorim si një instrument përbërës.

Nga përpjekjet e banorëve për të ofruar shërbime për vizitorët, deri tek politikat mbështetëse-shefi i qeverisë tha se fshatrat kanë poteneciale të rëndësishme për tu zhvilluar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here