Kryetarja e Lëvisjes Socialiste për integrim Monika Kryemadhi e ka cilësuar shtyrjen e negociatave për në vitin 2019 një dështim të qeverisë Rama.
Në konferncën për mediat ku ka folur për herë të parë, pas vendimit të BE, Kryemadhi tha se reforma në drejtësi e po ecën me ritme shumë të ngadalta edhe pse është ndër rekomandimet kryerore
Monika Kryemadhi: Shqipëria nuk e ka kaluar klasën dhe do duhet sërish të hap provimet e saj, por këtë rradhë me kushte shumë të vështira dhe me një bazë materiale shumë më të madhe dhe shumë më voluminoze. Shqipëria tashmë ka kushte madhore, që kërkojnë një punë voluminoze si lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit, drogës, dhe ecja me ritme sa më të shpejta për të zhvilluar pa pasur ndikim politik në procesin e Vettingut. Sepse të mos harrojmë që vetëm në gjashtë muajt e fundit janë kryer vetëm 25 raste të Vettingut, kur janë edhe 800 të tjera për tu kryer. Pra në rastin më të mirë, do të duhet që Reforma në Drejtësi të funksionojë pas 16 vjetëve. Pra I bie që një nga 5 kushtet kryesore që kanë qenë në lidhje me Reformën në Drejtësi e shtynë jashtëzakonisht në ohë nëse ne do të ecim me këto ritme, sicc kemi ecur dhe tashmë. Po kështu ngritja e SPAK dhe Byrosë së Hetimit janë kushte të rëndëishme, të cilat përsëri ne shikojmë mungesë vullneti nga mazhoranca për ta ngitur, sepse ata I kanë shanset dhe mundësitë për ta ngritur Këshillin e Lartë të Prokurorisë, por ky institucion nuk ngrihet për të vetmin shkak sepse ngritja e këtij institucioni do të krijonte ngritjen e menjëhershme të SPAK dhe të Byrosë së Hetimit, e cila do të vinte përballë përgjegjësisë qeverinë dhe shumë politikanë apo dhe shumë institucione të tjera që kanë qenë nën ndikimin e korrupsionit. Gjithashtu mungesa e Gjykatës Kushtetuese, mungesa e Gjykatës së Lartë, të cilat vënë përballë jo vetëm jetën politike shqiptare, por edhe qytetarët shqiptarë në mos funksionimin dhe ecjen me hapa normal, sicc duhet të eci ccdo vend europian, përsa I përket proceseve që janë në sistemin gjyqësor
Në lidhje me debatin për ndërtimin e godinës së re të teatrit Monika Kryemadhi i bëri apel presidentit që të mos e dekretoj ligjin
Monika Kryemadhi: Unë shpresoj që zoti Meta ka shansin për të shlyer gabimin që u solli shqiptarëve Edi Ramën në krye, besoj që duhet të gjejë forca brenda vetes së tij ta rikthejë mbrapsht atë pr/ligj. Shpresoj të distancohet por megjithatë kjo është në zgjidhje e atij dhe mund t’i bëni pyetje vetë zotit Meta.u shpreh Kryemadhi në njè konferencë për median
Kryemadhi deklaroi se aksioni opozitar do të vazhdojë për të larguar Edi Ramën,të cilin e cilëson të vetmin fajtor për shtyrjen e negociatave
Monika Kryemadhi: Pakti kombëtar është i domosdoshëm por sot pakti kryesor është largimi i Edi Ramës si shkaktari kryesor.