Matura 2018, provimi i matematikës më i vështiri

0
782

Maturantët janë duke pritur rezultatet e provimeve me zgjedhje për të vendosur më pas për studimet e larta.

Deri më tani janë njohur me notat e tre provimeve por këtë vit numri i atyre që kanë marrë pikët maksimale ka qënë më i ulët se një vit më parë.

Në testimin e gjuhës së huaj numri i maturantëve që kanë marrë pikët maksimale ka qenë 500. Sipas të dhënave të Qendrës së Shërbimeve Arsimore provimi më i vështirë ka qënë matematika ku vetëm 230 maturantë kanë grumbulluar pikët maksimale nga 538 që ishin një vit më parë.

Rezana Vrapi: “Niveli i testi ka qenë B1, niveli më i lartë u gjuhës së huaj B2 është në lëndët me zgjedhje. Dhe ka një numër të konsiderueshëm të nxënësve që kanë marrë notën 10 dhe që kanë marrë dhe atë që quhet notën 10.00, pikët maksimale që janë 50 pikë. Ndërkohë që në Gjuhën Shqipe dhe Letërsi kjo përqindje është më e ulët. Janë rreth 221 nxënës që kanë marrë botën 10 që fillon nga 45 pikë dhe 1 nxënës ka marrë pikët maksimale prej 50 pikësh. Ndërkohë që në Matematikë kjo shifër është më e lartë. Ka rreth 230 nxënës që kanë marrë 50 pikë, pra pikët maksimale.”

Këtë vit vetëm një maturant ia doli të marr të 50 pikët në provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

Rezana Vrapi: “Nxënësja e cila ka marrë pikët maksimale është nga qyteti i Korçës dhe me të vërtetë që na ka befasur të gjithëve si korrigjues të testit. Ka kaluar në një komision dhe jemi të kënaqur që ka nxënës që mund të artikulojnë aq bukur me shkrim, mendimet e tyre, vërtet nxënëse shumë cilësore.”

Drejtoresha e QSHA, Rezana Vrapi thotë se kalueshmëria me lartë ka qenë në provimin e gjuhës së huaj ndërsa më e ulta në testimin e Matematikës, ku 2 mijë e 274 maturantë kanë marrë notë jo kaluese.

Rezana Vrapi: “Përqindja varion nga 1% në gjuhën e huaj, rreth 2% në Gjuhën Shqipe dhe shkon 6 pikë, 2% për Matematikën.”

Maturantët mund të njihen me mënyrën e vlerësimit duke kërkuar një fotokopje të tezës pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore por ashtu si dhe vitet e kaluara nuk do te ketë rivlerësim të provimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here