Shqiptari korrier droge, arrestohet para gruas dhe 2 fëmijëve të vegjël

0
1002

Pas sekuestrimit të 9 kg marihuanë me një vlerë prej 150 mijë eurosh, që vitin e kaluar çuan në pranga një shqiptar 28 vjeçar që u tradhtua nga pasioni i tij për makina dhe jetë luksoze, këtë herë ka përfunduar në pranga një bashkëpunëtor i tij që transportonte 8 kg marihuanë.

Dje, kur policia e Chieti ndaloi në dalje të autostradës A14 në Francavilla al Mare, një 40-vjeçar shqiptar  nga Vlora me iniciale R.B. banor në Roseto degli Abruzzi (Teramo) ai nuk ka treguar shenja nervozizmi, ndoshta sepse bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët e moshës 7 dhe 11 vjeç po e shoqëronin me makinë. Një familje në dukje nuk është dyshuese, kur viziton prindërit dhe miqtë që banojnë në Chieti. Çdo gjë do të ishte e qetë dhe droga do të arrinte në destinacion për t’u ndarë dhe shitur ndërmjet Pescara dhe Francavilla.

Por karabinierët kanë dashur të kontrollojnë mirë. Prej kohësh, dalja e autostradës në Peskara është një udhëkryq i transportuesve të drogës nga e gjithë Italia. Policia e dinte mirë ndaj dhe vendosi ta thellojë kontrollin mbi Citroen Picasso ku udhëtonte familja shqiptare. Në këtë pikë, 40-vjeçari shqiptar e kuptoi se gjërat po përkeqësoheshin dhe kërkoi që të përshpejtohej kontrolli, duke treguar një nxitim të pajustifikuar. Por, në bagazhin e makinës, policët kanë gjetur një qese të madhe, e cila sapo u hap nuk linte më dyshime: era e marihuanës ishte mëse e fortë.

Brenda kishte katër pako të mëdha të mbushura ku ishin shënuar numra nga 1 deri në 4 me peshë prej 8 kg së bashku më një shumë prej 850 eurosh.

40-vjeçarit nga Vlora iu vunë prangat dhe iu sekuestrua edhe telefoni celularl që përdorte, të cilin po e hetojnë teknikët e Policisë. Droga që u sekuestrua, po të ishte hedhur në treg, do të vlente afro 100 mijë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here