Studimet albanologjike të profesor Kolë Ashtës

0
753

Me rastin e 100 vjetorit të lindjes së albanologut të shquar, profesorit të njohur Kolë Ashta, Universiteti i Shkodrës në bibliotekën e këtij institucioni ka organizuar një Konferencë Shkencore rreth figurës së tij dhe studimeve që ai ka kryer në fushën e albanologjisë.

Në këtë takim ishin të pranishëm një numër i madh studiuesish e pedagogësh, por pa lënë jashtë edhe përfaqësues të Bashkisë e Këshillit Bashkiak, mes tyre edhe kryebashkiakja Ademi. Në fjalën e saj, ajo e cilëson Ashtën “të palodhur” dhe tha se Shkodra i detyrohet shumë kësaj figure të rëndësishme.

Rektori i Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës Adem Bekteshi e cilësoi veprën e albanologut Ashta si një “vepër madhështore”, ndërsa pedagogu dhe ish rektori Artan Haxhi, duke folur rreth jetës së Ashtës, tha se ai u kthye në atdhe me vetëm një dëshirë: Për të kontribuar në vendin e tij.

I pranishëm ishte edhe Konsulli i Nderit i Austrisë në Shkodër, Gjergj Leqejza i cili tha se e ndjente obligim të bashkëpunonte për botimin e promovimin e veprës së albanologut Ashta.

Sipas referuesve, vepra e albanologut shkodran, mund të krahasohet me atë të një instituti të mirëfilltë albanologjik, pasi ajo përfshin studime në të gjitha fushat e kësaj disipline.

Kolë Ashta u nda nga jeta në janar të vitit 1998, pa pasur fatin të shohë të botuara një pjesë të madhe të veprave të tij. Sipas familjarëve dhe miqve, amaneti i tij i vetëm ishin dorëshkrimet, me shpresën se pas vdekjes, do të gjenin dritën e botimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here