Pas skualifikimit të Argjentinës, Patozi krahason botërorin me zgjedhjet në Shqipëri dhe ironizon

0
611

 Ish deputeti i PD Astrit Patozi pas skualifikimit të Argjentinës, përmes një statusi në Facebook, ka krahasuar ngjashmëritë e Botërorit me Zgjedhjet në Shqipëri. Patozi në këtë mënyrë ka zgjedhur të ironizojë, humbjen e PD-së. Ish deputeti i njohur si kritikues i kreut aktual të PD-së,Lulzim Basha shkruan se njerëzit e dinë se çfarë urrejnë dhe jo çfarë duan dhe kjo i motivon edhe gjatë procesit të votimit.

Statusi i plote

NGJASHMËRIA E BOTËRORIT ME ZGJEDHJET

Vini re çfarë histerie ka tek ne për skuadrat e mëdha që eleminohen nga botërori. Një gëzim i habitshëm ky, sepse pothuajse nuk kujtohet njeri fare për ata që fitojnë kundër tyre.
Pak a shumë kështu na ndodh edhe me zgjedhjet, në të cilat shkojmë kryesisht për të votuar kundër dhe jo për të vlerësuar dhe respektuar më të mirin.
Ndaj edhe punët na shkojnë njësoj si ata që humbasin shumë kohë përpara se të nisin boterorët. Sepse dimë vetëm se çfarë urrejmë, por jo se çfarë duam.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here