Tuesday, March 25, 2025
Home Aktualitet Vdekja e shoferit të Xhafajt, Rama: U gjendëm nën rrebeshin e zi...

Vdekja e shoferit të Xhafajt, Rama: U gjendëm nën rrebeshin e zi të sulmeve politike

0
1087

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj nga Korça pretendimeve te ish- kryeministrit Berisha, se pas vrasjes së shoferit të ministrit të Brendshëm Xhafaj, qëndrojnë larje hesapesh nga klanet mafioze.

Rama: U gjendëm nën rrebeshin e zi të sulmeve politike për të njëjtat arsye që kanë dominuar politikën tonë pa dashur fare t’ia dijë për respekt, për të vërtetën jo e jo, por as për një familje të thjeshtë në një moment dhimbje.

Versioni brutal i djalit të ndarë nga jeta, përfshirja e tij në skenarë fantazie makabër për të goditur ministrin e Brendshëm, për të goditur qeverinë nuk ka fjalë për t’u komentuar. Është i neveritshëm, i turpshëm, është një tjetër shembull i një vështirësie që gjendet hapësira e debatit politik, që na shoqëroi edhe marrja e datës për hapjen e negociatave.

Ne bëmë gjithçka të mundur dhe se sa e vështirë ishte që të gjitha vendet e BE-së të vendosnin bashkërisht për të caktuar datën e hapjes së negociatave. Është e hatashme të shikosh se si hapësira e opozitës tonë pa fe dhe pa atdhe, e përthyen edhe këtë kapitull kaq të rëndësishëm për Shqipërinë, jo për PS-në, se si përpiqet t’u tregojë shqiptarëve formën e një gënjeshtre të madhe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here