Samueli vetëm 17 vjeçar nga Hasi, ka një arsye të fortë për t’u përlotur përpara kryeministrit Edi Rama. Në këtë moshë fare të re, atij i duhet të jetë kryefamiljari dhe këtë barrë të vështirë e mori pasi babai i ndërroi jetë pak muaj më parë. Kryeministri thotë se e ka punësuar të riun, por ai kërkon një strehë të sigurt, pasi nuk ka një çati mbi kokë të tijën.
Samueli: Zoti kryeministër, ju kam drejtuar një kërkesë në zyrën e bashkëqeverisjes dhe më jeni përgjigjur shumë shpejt. Në datë 20 kam filluar punë. Unë jam 17 vjeç, babi më ka vdekur në muajin shkurt. Më ka rënë një barrë e rëndë. Zoti kryeministër duhet të shohësh rastin tim. Kam nevojë për mbështetjen e tij. Nuk është problemi që vetëm unë të punësohem. Kam edhe 2 motrat më të mëdha edhe mamin që është e aftë për punë, por edhe strehimi. Është një gjë që e kërkoj që kur sepse shtëpia ku banojmë është e xhaxhallarëve. Vitin e kaluar kam qëndruar jashtë në shi, furtunë në një çadër që e kam siguruar me ndihmën e dajave. Edhe atë shiu e ka prishur dhe një muaj kam qëndruar në shi bashkë me familje. Këtë barrë që më ka rënë tash e 4-5 muajsh është shumë e rëndë. Nuk ia dija as babait sepse doja vetëm të dilja të shëtisja me shokët. Këtë gjë e kuptova pas vdekjes së tij. Kërkoj nga zt.kryeministër që vetëm strehimin ta kem të sigurt, se shtëpia dita ditës po shembet. Xhaxhallarët më kërkojnë të dal nga ajo shtëpi.
Rama: Rasti i Samuelit është një rast jo i izoluar, por është një nga ato raste të cilat patjetër jemi të angazhuar t’i adresojmë, por sigurisht edhe ne kemi kufizimet tona. Kur vjen fjala tek strehimi kjo është një temë e pushtetit vendor. Nuk dua asnjë mënyrë të heqë nga vetja përgjegjësinë për të bërë përpjekjen e duhur dhe për të adresuar këtë rast konkret. Ajo që vlen të theksohet në dëshminë e Samuelit, ndonjëherë kërkesës së tij për punë duke pasur parasysh jo vetëm aftësinë e tij fizike por edhe kualifikimin e munguar në këtë fazë të jetës së tij, ne e punësuam dhe shfrytëzoj momentin të bëj një thirrje që t’i drejtohen edhe zyrës së bashkëqeverisjes.