Prokurorja e Përgjithshme e Shqipërisë, Arta Marku do t’i nënshtrohet procesit të vetting-ut. Marku do të dalë përpara tupës gjykuese të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të martën e 3 korrikut në orën 10:00 të paradites.
Trupa Gjykuese që do të shqyrtojë çështjen përbëhet nga Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko, Suela Zhegu.
Arta Marku i nënshtrohet vettingut me përparësi për shkak të detyrës që mban si kryeprokurore e përkohshme ndërkohë që para se të merrte këtë detyrë, dha dorëheqjen nga kandidimi për në Këshillin e lartë të prokurorisë.
Në rast se KPK e konfirmon në detyrë Arta Markun, asaj i lind e drejta për tu zgjedhur si drejtuese e organit të akuzës me një mandat të plotë 7-vjeçar sipas ligjeve të reja të reformës në drejtësi.
Arta Marku u emërua më 18 dhjetor 2017 nga Kuvendi në krye të prokurorisë së Përgjithshme duke zënë postin e Adriatik LLallës të cilit i kishte përfunduar mandati. Ajo u zgjodh me 69 vota, 2 votuan kunder dy abstenim.