Braimllari: Moshapja e negociatave, përgjegjës Rama, mbështet krimin

0
581

Deputeti i LSI Endrit Braimllari ka vlerësuar se fajtori kryesor për moshapjen e negociatave të Shqipërisë me BE është Edi Rama. Në një shenim në rrjetin social facebook ai shkruan se, “ky Kryeministër nuk ka vullnet për të avancuar në proceset integruese, sepse axhenda e tij është Antikombëre dhe nuk ka lidhje me Europën. Detyrat e këtij kryeministri janë, shkruna ai, perkrahja dhe motivimi i krimit të organizuar.…

Ja shënimi i plotë i tij në rrjetin social:

Përgjegjësi kryesor për mosçeljen e negociatave është Edi Rama.

Nuk ka detyra shtëpie që zbatohen me Edi Ramën kryeministër. Ky kryeministër nuk ka vullnet për të avancuar në proceset integruese, sepse axhenda e tij është Antikombëre dhe nuk ka lidhje me Europën.
Detyrat e këtij kryeministri janë:
-Uzurpimi i çdo institucioni
-Perkrahja dhe motivimi i krimit të organizuar.
-Trafikimi i lëndëve narkotike dhe drogërave të forta.
-Pasiguria në çdo pikë kufitare dhe pastrimi i parave të pista.
-Emigrimi i të rinjve.
-Papunesia në vend dhe varfëria.
Ka vetëm një rrugë, largimi i kësaj fatkeqësie kombëtare dhe shkaktarit kryesor të shkatërrimit të çdo procesi integrues në vend.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here