Goditi 27 herë me thikë kuzhinierin italian duke i shkaktuar vdekjen, mbyllen hetimet për të riun shqiptar

0
928

Prokuroria e Imperias ka mbyllur hetimet për vrasjen e kuzhinierit italian Alfio Fallica. Ngjarja në fjalë ndodhi në 24 shkurt të vitit të kaluar, në restorantin “Pulcinella” në Montecarlo.

Siç shkruajnë mediat italiane, autori i krimit është kolegu i tij, shqiptari Rikard Nika, 32 vjeç, i cili prej 20 vitesh jeton në Itali.

‘La Riviera’ shkruan se nga hetimet e kryera nga organi i akuzës rezulton se shqiptari ka vrarë me paramendim kolegun e tij, për motive banale, ndërsa e ka goditur me thikë 27 herë, mes të cilave 8 në qafë, 6 në duar dhe parakrahë. Aktualisht, shqiptari ndodhet në burg dhe Genoa.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here