Jetimoret të jenë në varësi të Bashkive dhe jo Shërbimeve Sociale

0
728

Shoqatat që përfaqësojnë jetimët kërkuan në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë që qendrat rezidenciale dhe ato ditore ku akomodohen të miturit me një ose pa prindër të jenë në kompetencat e bashkive dhe të hiqen nga shërbimet sociale.

Kjo sipas tyre, do ti bënte më efektive këto shërbimeve, pasi janë konstuar një sërë problemesh si mungesa e kontrolleve, problematikat me kushtet dhe mënyrën se si orientohen politikat.

Ilir Cumani: Propozojmë që qendrat të kalojnë menjëherë dhe pa u vonuar në administrimin e bashkisë së Tiranës, që patjetër do ketë profil tjetër, më transparent dhe më rezultativ për qëllimin dhe synimin përse janë ngritur këto dhe funksionojnë. Kjo është arsyeja sepse pusheti lokal e prek realitetin dhe është më pranë personave në nevojë.

Lulzim Resuli: Statusin e jetimëve do ta përfitojnë edhe të gjithë ata fëmijë që janë me 1 prind që do të ofrojmë një gamë shërbimesh dhe për ata që kanë humbur njërin prej prindërve.

Në Shqipëri jetojnë rreth 31 mijë jetim të mitur dhe adult, por këto statika janë të disa viteve me parë.

Shoqatat pretendojnë se numri i tyre është disa herë më i lartë, ndaj lind nevoja që të bëhet një studim kombëtar në mënyrë që të orientohen me drejt buxheti dhe shërbimet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here