Doni të dini se si do të jetë moti për ditët në vijim? Meteoalb ka parashikuar deri në fundjavë një mot me kthjellime dhe temperatura të larta deri në 35 gradë celsius. Ndërkohë, vranësirat dhe shirat do të jenë të lokalizuara kryesisht në ekstremet malore Veri-Verilindje.
Ndërsa java e dytë sjell një rënie të lehtë të vlerave termike po ashtu, rrit frekuencën e vranësirave në territor ndërsa shirat shfaqen në pjesën më të madhe të zonave malore por pjesërisht në zonat e ulëta.
Sakaq, bregdeti, kryesisht brigjet e Adriatikut mbeten më të favorizuara nga kushtet e motit gjatë 15-ditëshit të parë të korrikut 2018.