Vettingu,KPK zbardh pronat e gjyqtarit Artan Laze

0
685

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka rrëzuar kërkesën e gjyqtarit të Gjykatës së Tiranës, Artan Laze, për përjashtimin e trupës që do shqyrtojë dosjen e tij.

Laze kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese me pretendimin se ishin treguar të njëanshëm. Sipas gjyqtarit, trupa e KPK e ka hetuar atë vetëm për pasurinë dhe jo për aftësitë profesionale dhe morale.

Ndërkohë, KPK ka kryer hetim të thellë mbi gjendjen pasurore, mbi të ardhurat dhe shpenzimet e gjyqtarit, i cili rezulton të ketë një apartament me sipërfaqe 158 m2 në “Rrugën e Kosovarëve”, një apartament në Vlorë nga ana e babait, një apartament me sipërfaqe 120 m2 në rrugën e Durrësit, si dhe një pronë kullotë në Porto Palermo në Vlorë.

Gjithashtu, KPK bën me dije se Lazaj ka një automjet tip ‘Benz’ të blerë nga KQZ.

Përpara trupës së KPK, Laze mbrohej nga avokati Sokol Hazizaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here