Bilanci i Maturës 2018: Asnjë me pesë 10-ta, 6.6% e nxënësve morën notën 4

0
779

Edhe këtë vit asnjë maturant nuk ia doli të vlerësohet maksimalisht në të pesta provimet. Por megjithatë numri i atyre që kanë marrë notën 10 absolute ka qenë rreth 800, numer ky më i lartë se një vit më parë.

Rezana Vrapi: Nuk kemi asnjë maturant që të rezultojë me 10 në të pesë provimet por kemi maturantë që kanë dalë jashtëzakonisht shumë mirë. Mesatarja në 5 provimet nuk shkon më shumë se 9.88.

Por maturantët më të mirë nuk janë vetëm ata të kryeqytetit, drejtorja e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi, thotë se ka një shpërndarje të tyre në disa qytete të vendit

Rezana Vrapi: Janë mbi 200 maturantë që kanë marrë 10 në njërën nga lëndët, atë që ne e quajmë lëndë e dytë dhe mbi 300 maturantë 10 në lëndën e parë, Z1.

Këtë vit 6.6% e maturantëve u vlerësuan me notë jo kaluese, ky numër sipas të dhënave të QSHA është i përafërt me atë të një viti më parë.

Rezana Vrapi: Këta janë mbetës dhe do të detyrohen të përsërisin provimin në sesionin e vjeshtës.

Provimet me zgjedhje ishin ata që përbyllën procesin e maturës shtetërore.

31 maturantë u vlerësuan me notën 10 në lëndë të vështira si kimia, matematika apo biologjia.

Ndërsa provimi më i vështirë sipas rezultateve që disponon Qendra e Shërbimeve Arsimore ishte ai i gjuhës shqipe dhe letërsisë, në të cilin vetëm një maturant arriti të 50 pikët maksimale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here