Saturday, March 15, 2025
Home Politikë Shqipëri-Mal i Zi, jo gardhe me gjemba dhe as kampe refugjatësh

Shqipëri-Mal i Zi, jo gardhe me gjemba dhe as kampe refugjatësh

0
739

Shqipëria dhe Mali i Zi i kanë thënë jo gardheve me gjemba dhe ngritjes së kampeve të refugjatëve. Deklaratën e kanë bërë dy kryeministrat respektive, Edi Rama dhe Dushko Markovic gjatë një konference të bëbashkët nga Shkodra.

Bepin Kolvataj: Ka hapur jo pak debate deklarata e kreut të Departamentit për Mbikëqyrjen e Kufirit shtetëror në Mal të Zi, Vojsav Deagovic lidhur me mundësinë e ndërtimit të një gardhi në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi që lidhet me çështjen e fluksit të klandestinëve. Ka realisht diçka konkrete që është diskutuar me qeverinë e Malit të Zi, duke qenë se një ditë më parë ministri i jashtëm hungarez tha se do dhurohen 25 km gardh dhe ka patur jo pak diskutime, ndoshta dhe abuzime nga mediat. Ka diçka konkrete në këtë mes? Duke e vijimësuar këtë pyetje, z. Rama sa shqetësim është kalimi ilegal i kufirit jo vetëm nga shtetas të vendeve të treta por edhe tentativa që shpesh një pjesë janë goditur, një pjesë jo, por edhe trafikut të lëndëve narkotike ku kufiri i gjelbër me Malin e Zi është mjaft shqetësim, të paktën nëse flasim për territorin e qarkut të Shkodrës.

Rama: Edhe ne kemi pasur oferta për të marrë gardhe dhuratë, por jemi një popull emigrantësh, jemi një popull që ka një histori krenare të shpëtimit të hebrejve dhe i vetmi vend ku hebrejtë kanë qenë më shumë pas luftës së dytë botërore sesa para luftës së dytë botërore. Sot në Shqipëri strehohen 3 mijë refugjatë iranianë dhe mos harrojmë se në këtë vend të vogël janë mbi strehuar mbi 500 mijë refugjate të detyruar të shpërngulen nga shtëpitë  e tyre  për shkak të spastrimit etnik të Milloshevisit.

Sot jemi të shtrirë në shumë vende, ku kemi gjetur mikëpritje, strehë dhe bëjmë jetën tonë.  Nuk jemi vendi për gardhe dhe për shfaqeje refuzuese ndaj atyre që janë në nevojë ekstreme dhe që ikin nga zona ku kërcënohen me jetën e tyre dhe fëmijëve të tyre. Thënë këto bashkë me Malin e Zi ne nuk ishim pjesë e korridorit ballanik kur filloi kriza e madhe që tundi themelet e Europës. Bashkë me Malin e Zi ne kemi pasur një qasje të qartë. Jemi gati të marrin përsipër barrën e përgjegjësisë në kuadrin e një projekti europianë të ndarjes baraz, aq sa mundesi objektivisht dhe sa na takon në pikëpamje humane, ne jemi gati ta bëjmë. Nuk mund të jemi as vende gardhesh, por as heronj shpëtimtarësh të vendeve të pasura që nga njëherë janë të tunduara ti trajtojnë emigrantët si mbetje toksike.   

Është e vërtetë kemi pasur gjatë këtij viti 15 fishin  e fluksit të një viti më parë. Ky fluks si shumëfishim është i jashtëzakonshëm si numër relativ nuk është i tillë që ne të vëmë alarmin dhe të trokasim në dyert e Europës për të kërkuar ndihmë. Në këtë pikë jemi europianë me shumë se europian se shumë europianë. Jemi në kontakt me miqtë tanë për të garantuar që të mos jemi të kërcënuar nga flukse që nuk i përballojmë dot objektivisht, që do të thotë nëse kemi rritje fluksesh nga  kufiri i gjelbër me Greqinë, si rezultat i një situate të vështirë në Greqi dhe Itali sepse u lanë vetëm nga të pasurit e Europës në atë proces, kjo pastaj do të përbënte një nevojë për të vënë sëbashku alarmin. Por nuk jemi këtu për të vënë gardhe me njëri-tjetrin, do bashkëpunojmë sic bashkëpunojmë me ministrinë e Brendshme në Greqi, Maqedoni për të garantuar që të jemi sa më stabël brenda vendeve tona, por edhe ai që është humanizmi ynë dhe që krenohemi  të mos cënohet.

Markovic: Kur bëhet fjala për Malin e Zi përsa i përket emigracioneve asgjë nuk po ndodh. Nuk po ndodh asgjë e re në krahasim me vitin 2015. E dini që fluksi i madh migrator nuk e ka kapur Malin e Zi por Mali i Zi në vitin 2015 ka miratuar planin operacional që nënkuptonte një sërë masash në qoftë se kjo rrugë kalon në Shqipëri, Malin e Zi, Bosnje, Hercegovinë dhe drejt Evropës. Pra në vitin 2015 qeveria e Malit të Zi ka miratuar planin e veprimin operacional dhe ka parë lokalitetet për marrjen e emigrantëve që ndodhen në Mal të Zi. Sot kjo është dëshira për disa arsye politike dhe manipuluese që të vendoset që ne të bëjmë kampe të ndryshme për emigrantët ilegale. Pra kjo nuk do të ndodhë. Përveç përgjegjësisë së vendit që të jetë i gatshëm në rast të një sfide konkrete. Kjo për Malin e Zi nuk do të ishte hera e parë, juve ju kujtohet që edhe gjatë shkatërrit të Jugosllavisë, Mali i Zi ka pasur mbi 120 mijë njerëz të pafat. Askënd nuk e kemi thyer të gjithë janë pranuar, i kemi siguruar akomodim, kushte për jetesë. Shumica prej tyre kanë mbetur në Mal të Zi, disa prej tyre janë kthyer pra Mali i Zi kur ëshët fjala për njerëz të pafat, në rrezik, pa marrë parasysh se nga vijnë iu është përkushtuar parimit të vet kryesor që ti qëndrojnë besnik atyre që janë të pafat, të ndihmojë dhe ti ofrojë çdolloj mbështetje dhe ndihme.

Solidariteti është diçka që duhet të na lidhë dhe të na mbajë mobil, instituticionet dhe politikën tonë ta bëjmë efektive. Solidariteti është diçka që bashkon organiztat e mëdha. NATO gjithashtu funksionon mbi parimin e soliodaritetit. Është e vërtetë se ne kemi evidentuar një fluks më të madh të hyrjeve ilegale në Mal të Zi nga kufiri shqiptar por siç e dini Ministritë e Punë të Brendshme të Malit të Zi dhe Shqipërisë para 10 ditësh kanë pasur një takim, kanë folur për këtë çështje. Bashkarisht do të punojmë që kujfitë tanë të jenë më të sigurtë, që dy vendet tona të jenë më të sigurta, që nëse ndodh një fluks i madh i emigrantëve tek dy vendet tona të sigurojmë obligimet tona, të ruajmë stabilitetin sepse stabiliteti është diçka që nënkuptohet për qytetarët tanë. Pra Mali i Zi dhe Shqipëria kanë një qasje të përgjegjshme, nuk ka asnjë kërcënim as nga ana shqiptare. Ne nuk parashikojmë as vënien e gardheve, as vënien e kampeve, ne jemi të sigurtë, stabiliteti është prioritet i dy qeverive tona dhe mendoj se me përpjekjet e përbashkëta mund të sigurojmë zhvillimin e qëndrueshëm. 

Lufta kundër krimit ekonomik, pa marrë parasysh se cili është burimi i tij duke përfshirë këtu edhe emigracionin e ilegal janë tema kryesore e shërbimeve të sigurisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here