10 tërmetet më vdekjeprurëse. Shqipëria nuk ka ‘imunitet’ nga tërmetet

0
959

Sot Tirana dhe një zonë e gjerë e vendit deri në Krujë-Durrës-Elbasan-Vlorë u godit nga një tërmet i fuqishëm, nga i cili fatmirësisht nuk pati pasoja në njerëz dhe dëme materiale.

Edhe pse kanë kaluar shumë dekada qetësi, vendi ynë nuk është “imun” nga tërmetet duke përfshirë ata historikë, tepër të fuqishëm dhe me pasoja të rënda në njerëz dhe shtëpi.

Po  cilët janë 10 tërmetet më të fuqishëm në historinë e vendit tonë, duke filluar që nga ai i vitit 1851 i cili la pas mbi 400 të vdekur?

17 Tetor, 1851

Rajoni i Beratit, goditet nga një tërmet i fuqishëm me pasoja të rënda. Mbi 400 të vdekur dhe shkatërrime të shumta në ndërtesa. Plasaritje të mëdha, rrëshqitje toke dhe pluhur me squfur.

 Korrik-Gusht, 1855

Shkodra ndjen lëkundje të forta që shkaktojnë shkatërrimin e Bushatit, Jubanit, Kozmaçit, Vaut të Dejës dhe fshatra të tjerë në Shkodër, Karme, Dushan, Toplane dhe Bruç. çarje të mëdha në tokë.

22 Dhjetor, 1919

Leskovik-Konicë ndihet tërmeti 6.1 ballë i shkallës Rihter. Shumë shtëpi të shkatërruara në kujtë shqiptarë si dhe në fshatrat grekë Isboros, Plavoli, Belthonsi dhe Kapaztiko. I gjithë rajoni i shkatërruar. Nuk ka të dhëna për viktima.

18 Dhjetor, 1920

Elbasanit i shkatërrohen totalisht 173 shtëpi dhe dhjetëra persona plagosen. Pasojat e tërmetit me epiqendër në Elbasan më së shumti u ndjenë në Peqin ku 14 persona humbën jetën dhe 300 të tjerë u plagosën rëndë.

30 Mars, 1921

Nuk ka të dhëna për dëme në njerëz, por dhjetëra shtëpi janë shkatërruar në Peshkopi dhe Dibër (Maqedoni).

27 Gusht, 1948

Nënshkodra preket nga tërmeti 5.5 ballë. Dëmtime serioze të shtratit të lumit Buna dhe në qytetin e Shkodrës. Dëmet më të mëdha raportohen në Trush (1 i vdekur dhe 27 të plagosur). Shkatërrime objektesh ka pasur edhe në Oblike e Barbullush.

1 Shtator, 1959

Shkatërrime në Lushnjë, Fier, Rrogozhinë, Peqin, Kuçovë dhe Berat. Në total 944 shtëpi të shkatërruara, shkruan Javaneës. Kryesisht në Karbunarë të Lushnjës. Dëmtime të mëdha në objekte industriale, shkolla, spitale dhe objektet kulturore. çarje të tokave bujqësore. 1967,

30 Nëntor, 1967

Librazhd-Dibër, 6.6 ballë. Dëme të mëdha në 13 lokalitete dhe 177 fshatra. Së bashku me Maqedoninë e prekur nga tërmet, raportohen 6,336 ndërtesa të shkatërruara. Raportohet për 12 të vdekur dhe 174 të plagosur.

15 Prill, 1976

Tërmeti 8 ballë godet Shkodrën duke shkaktuar viktima dhe dëmtime të mëdha. Fatkeqësisht 40 persona humbën jetën në Shkodër-Lezhë. U dëmtuan 17 118 shtëpi e objekte social-kulturore

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here