Gjykata e Tiranës ka shpallur të pafajshëm deputetin Tom Doshi, i cili në 2015-ën deklaroi se i kishin organizuar një atentat. Mësohet se gjykata ka dënuar me 1 vit burg ish-deputetin Mark Frrokun dhe Durim Bamin.
Kujtojmë se Prokuroria e Tiranës në pretencën e saj këkoi dënimin me 1 vit burg për deputetin Tom Doshi dhe ish-deputetin Mark Frroku.
Po ashtu organi i akuzës kërkoi 1 vit burg edhe për Durim Bamin. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, secili prej tyre sipas Prokurorisë duhet të kalonte 8 muaj pas hekurave.
Të tre akuzohen për kallëzim të rremë për “atentatin” e supozuar ndaj deputetit Tom Doshi. Çështja bëri bujë në vitin 2015, kur deputeti Tom Doshi tha publikisht se kishte zbuluar një atentat që do të bëhej ndaj tij.