Tuesday, April 16, 2024
Home Aktualitet Grant suedez për taksën e pronës

Grant suedez për taksën e pronës

0
692

Qeveria e Shqipërisë ka miratuar marrëveshjen me agjencinë suedeze për bashkëpunim ndërkombëtar për mbështetjen e projektit  “implementimi i taksës së pasurisë të bazuar në vlerën e tregut”.

Për këtë do të jepet një grant në vlerën e 36 milion korona suedeze. Deri tani është vetëm bashkia e Elbasanit, e cila ka miratuar tarifat e reja të taksës së pasurisë, e cila mbështet në vlerën aktuale të pronës.

Ndërsa deri në datën 1 janar do të duhet që të gjitha bashkitë e tjera të kenë miratuar këtë skemë. Pushteti vendor ka të drejtë që të ulë deri në 35 % vlerën e taksës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here