Tuesday, March 25, 2025
Home Kronika Përplaset furgonët e mallrave duke bllokuar aksin Lezhë-Shkodër, drejtuesit në spital

Përplaset furgonët e mallrave duke bllokuar aksin Lezhë-Shkodër, drejtuesit në spital

0
1051

Dy furgona mallrash janë përplasur midis tyre në Lezhë, duke shkaktuar plagosjen e dy drejtuesve të mjeteve.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur kryqëzimi i Dajçit në aksin Lezhë-Shkodër.

Dy drejtuesit e mjeteve kanë përfundua në spital jashtë rrezikut për jetën.

Përplasja shkaktoi bllokim të trafiku, ndërsa një vinç u desh të ndërhynte për të larguar nga rruga furgonin e aksidentuar.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here