Ish-deputeti i PD-së Astrit Patozi ka reaguar lidhur me tërmetin që përfshi vendin tonë.
Përmes një statusi në ‘Facebook’ Patozi ka ironizuar lajmin mbi ndërprerjen e punimeve në të gjitha komisionet parlamentare. Në këtë linjë Patozi thekson se paska më keq se tërmeti, një dëm që sipas tij është edhe më i madh.
REAGIMI I PATOZIT
PASKA DHE MË KEQ SE TËRMETI
Po shoh një lajm tronditës që thotë se tërmeti i fuqishëm paska ndërprerë punimet e disa komisioneve në parlament. Ky është një dëm shumë i madh, që Shqipëria vështirë se mund ta përballojë. Më mirë të ishin rrafshuar disa qytete, se sa kjo që na ndodhi.