Tregtia e munguar me Malin e Zi

0
615

Bashkëpunimi ekonomik midis Shqipërisë dhe Malit të Zi mbetet në nivele të ulta pavarësiht afërsisë gjeografike.Shqipëria eksporton drejt Malit të Zi kryesisht minerale, energji elektrike, materiale ndërtimi dhe minerale.Gjatë 2017, totali i eksporteve të vendit tonë ka arritur në 5 mld lekë duke pasur një rritje modeste nëse krahasohet me 2016.

Marrëdhëniet tregtare midis Shqipërisë dhe  Malit të Zi  janë shumë të vogla edhe pse mundësitë dhe afërsia gjeografike premtojnë për më shumë .

Të dhënat e INSTAT tregojnë se në 5 muajt e parë të këtij viti vlera e eksporteve  është vetëm 2.3  mld lekë.

Ndërsa mallrat që mbajnë peshën kryesore në tregtinë midis dy vendeve tona janë mineralet, energjia elektrike,materialet e ndërtimit dhe metalet.

Ndërsa importet në pesë muajt e parë të këtij viti janë më të pakta duke arritur në 1 mld lekë.

Nëse krahasojmë  tregtinë midis dy vendeve ndër vite,  2017 ka pasur një rritje të vogël krahasuar me 2016.

Eksporten shqiptare drejt Malit të Zi  gjatë 2017 janë mbi 5 mld lekë  nga 4.3 mld  që ishte në 2016.

Niveli i pakënaqshëm i shkëmbimeve tregtare midis dy vendeve lidhet me probleme burokratike doganore por edhe me certifikimin  e produkteve probleme keto me të cilat vendi haset edhe me vende të tjera të rajonit si Kosova apo Maqedonia.

Për të nxitur më tej tregtinë dhe bashkëpunimin ekonomik me këtë vend gjatë takimit të dy qeverive që u mbajt në Shkodër u ra dakort për  hapjen e pikave të përbashkëta doganore.

Ndërsa një nga sektorët ku dy vendet tona pritet të rrisin bashkëpunimin është turizmi.

Mali i Zi është një vend që e ka shumë të zhvilluar këtë sektor krahasuar me vendin tonë.

EKSPORTET

Janar-maj 2018            2.3 mld lekë

2017                            5 mld lekë

2016                            4.3 mld lekë

2015                           3.3 mld lekë

IMPORTET

Janar-maj  2018             1 mld lekë

2017                              3.7 mld lekë

2016                              2.7 mld lekë

2015                              3 mld lekë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here