Vasili: 40 goditje tërmeti nuk shembën Teatrin, qeveria abortoi këlyshin e hajdutllëkut

0
610

Kreu i grupit parlamentar të LSI si dhe deputeti i kësaj force politike, Petrit Vasili thotë se tërmetet e ditës së sotme nuk arritën të shembin godinën e Teatrit Kombëtar, por u dëmtua godina e Ministrisë së Bujqësisë. Përmes një postimi në Facebook, Petrit Vasili thotë se ‘Kasandrat e qeverise me ne krye kryeministrin e ca te tjerë abortuan për faqe te zeze sepse teatri nuk u shemb’. Vasili thotë se Teatri arriti të përballoi 40 goditje tërmeti.

Statusi i plotë i Petrit Vasilit: 
40 goditje termeti, teatri, qe nuk u rrezua dhe qeveria qe abortoi kelyshin e hajdutllekut.
Termeti shume i forte rreth 6 balle dhe rreth 40 lekundje te tokes nuk ja dolen te shembin Teatrin Kombetar.
Termeti demtoi per fat te keq Ministrine e Bujqesise,e plasariti thelle ne mes fasaden e saj.
Kasandrat e qeverise me ne krye kryeministrin e ca e ca te tjere abortuan per faqe te zeze sepse teatri nuk u shemb,nuk u rrezua,nuk ra.
Po pa gje nuk dolen. Meqe godina e Ministrise se Bujqesise nuk u mbajt si duhet le ta shembin ate e le te bejne nje kulle 100 kateshe qe te mos humbasin asnje lek, dhe le ta lene rehat edhe teatrin,edhe artin,edhe artistet,edhe qytetaret,edhe qytetin.
Edhe katet e kullave qe do humbin te teatri do ti fitojne prap.Edhe do pushojne se na cane derrasat per te na mbushur mendjen qe sipas ketyre ” teatri vertet nuk ra por ai ra.”
Nuk ra ore nuk ra teatri eshte atje ku qendron prej 70 e kusur vjetesh.
Edhe Perendia eshte kunder hajduteve ndaj e coi termetin per ti turperuar keta te paturpet e qeverise e te bashkise.
Teatri qe sipas ketyre dhe ca e ca te tjereve do binte nga casti ne cast mbajti 40 goditje termeti,plot 40 goditje.
Kryeministri me gjithe bashki te shpallin termetin non grata,le te mbyllin edhe kisha e xhamia sepse me kete termet kane mallkuar e nxjerre bojen vandaleve te qeverise e te bashkise, qe vune dore mbi qytetin,mbi artin e tij,mbi historine e tij,mbi vlerat e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here