Saturday, March 15, 2025
Home Kronika 3.4 mln euro të Toyota Yuris “kalojnë” tek Krimet e Rënda!

3.4 mln euro të Toyota Yuris “kalojnë” tek Krimet e Rënda!

0
609

Dosja hetimore për shumën e parave prej 3.4 mln euro të gjetura në Toyota Yuris në portin e Durrësit pak ditë më parë, është transferuar tek Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Pas dhënies së masës së sigurisë ndaj 4 të ndaluarve nga Gjykata e Durrësit, dosja kaloi tek Krimet e Rënda, pasi të ndaluarit cilësohen si pjesëtarë të një grupi të strukturuar kriminal.

Hetimet për dosjen e 3.4 mln eurove i janë besuar ish-drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të rënda, Blerim Tominaj

Të ndaluarit pritet të dalin brenda javës para Gjykatës së Krimeve të Rënda për t’u njohur me akuzat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here