Adnan Januzaj, futbollisti me origjinë shqiptare, i cili është luan për kombëtaren e Belgjikës, para pak kohësh, kishte thënë se ka lindur në Belgjikë dhe ndihet belg.
Deklarata e tij ka bërë një bujë të madhe tek tifozët shqiptarë. Ndërkohë, është babai i tij, Abedin Januzaj, ka dhënë një intervistë për Lajm TV dhe ka sqaruar se çfarë ka dashur të thotë Adnani dhe se cili ka qenë qëllimi i tij.
Ai zbulon se djali i tij nuk kishte marrë asnjëherë ftesë nga Shqipëria, dhe se nuk ndihet tradhtar, por krenarë me sukseset e djalit të tij.
I pyetur nga gazetari nëse ka patur ftesë nga kombëtarja shqiptare për Januzajn, ai u përgjigj kështu:
“Jo jo, Adnan Januzaj nuk ka patur ftesë kurrë nga kombëtarja shqiptare. E them këtë me përgjegjësi të plotë. Kurrë nuk më ka njoftuar njeri që djali im të luaj për Shqipërinë.”
Abedin Januzaj, tregon edhe për golin spektakolar të Januzajt kundër Anglisë, për shanset e Belgjikës kundër Brazilit dhe rikthimin e mundshëm të Adnanit tek Manchester United.