Mot me diell, temperaturat në bregdet deri në 34°C

0
693

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga  dominimi i Anticiklonit të Azoreve e cila do të kushtëzojnë  në vendin tonë dhe Kosovë mot të qëndrueshëm dhe temperatura të larta.

Edhe dita e enjte datë 5 korrik  vendi ynë do të mbetet me mot diell  dhe vranësira të pakta në relievet malore në orët e mesditës. Era do të jetë  me drejtim veriperëndim (NW)  me shpejtësi  7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të  jetë i forcës 2  me lartësi  vale 0,3 deri në 0,5 metër  në det  të hapur. Temperaturat pa ndryshime të ndjeshme.

Temperaturat min dhe max
Zonat  malore         18/31°C
Zonat e  ulëta           20/33°C
Zonat  bregdetare    20/34°C

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here