Kryeministri Edi Rama tha se janë mbi 100 raste kriminelësh, të cilët janë liruar nga burgu në sallat e gjykatave.
Në fjalën e tij në aktivitetin për “Forcën e Ligjit”, tha krimi dhe korrupsioni janë dy fenomene që po luftohet çdo ditë.
Rama: Janë mbi 100 raste kriminelësh që janë liruar në sallë nga gjykatësit dhe kanë dalë dhe kanë përsëritur krimin, vrasje përdhunime dhe grabitje me dhunë si tre kategori që nuk mund të marrin pafajësinë në sallën e gjyqit. Jemi të vetëdijshëm se ky poroces nuk ndodh në një hark kohor të shkurtër, por është një proces ku nuk ka kthim prapa.
Policia e ka garantuar duan apo nuk duan ata që e bëjnë këtë diskutim. E ka garantuar që paprekshmëria e individit në Shqipëri nuk ekziston më. Që nga shkeljet e vogla, deri tek më të mëdhajat. Çështja është që sistmi i drejtësisë të garantojë që pandëshkueshmëria mos eksiztojë më.