Monday, March 17, 2025
Home Politikë Senatorja e Holandës, Knol: Shqipëria pjesë e familjes europiane…

Senatorja e Holandës, Knol: Shqipëria pjesë e familjes europiane…

0
688

Presidentja e senatit të Holandes, Ankie Broekeres-Knol tha se Shqipëria është pjesë e familjes europiane. Në një konferencë të përbashkët me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, ajo tha se Shqipëria në këto 12 muaj duhet të plotësojë kushtet në mënyrë që në qershor të 2019 të hapë kapitujt e negociatave me BE.

Ankie Broekeres-Knol: Shqipëria është një vend europian dhe i përket familjes europiane dhe për këtë unë jam e bindur.

Unë jam e bindur se deri në qershor 2019 ju do të keni përmbushur detyrimet tuaja për të hapur negociatat dhe më von për tu bërë anëtare e BE.

Edhe pse ky do të jetë një vit shumë i vështirë unë mendoj që është një mundësi shumë e madhe që Shqipëria do të punojë fort në mënyrë që vitin tjetër askush mos ketë më për çfarë të ankohet për atë çfarë Shqipëria ka bërë dhe ka përmbushur në lidhje me mundësinë e saj për tu bërë ndoshta në të ardhmen një vend anëtar i BE.

Si kryetare senatit Holandes unë jam e impresionuar nga puna që ka bërë Shqipëria deri tani.

Do të veçoja punën e bërë në reformën në drejtësi dhe në procesin e vettingut që është një proces unik dhe është i vlefshmë për të gjithë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here