Teatri i ri, Parlamenti shpërthen në debate, Basha: Vjedhja e shekullit!

0
636

Ligji për teatrin e ri, ndezi një debat të fortë në Kuvend, ndërsa opozita e cilësoi si vjedhjen e shekullit.  Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, akuzoi kryeministrin Edi Rama, se po zhvat pronat publike dhe po ndërton për të pastruar parat e krimit.

Por Ministri i Financave Arben Ahmetaj, tha se me ligjin qe parashikohet  të miratohet në parlament teatri fiton 9 mijë meter katrore me nje ndikim zero ne buxhetin e  shtetit.

Ndërsa Ministrja e Kulturës, vlerësoi se në mungesë të fondeve, partneriteti me privatin është një mundësi mjaft e mirë.

Basha: Askund nuk është mishëruar e gjithë kjo e keqe, e shkrirë e gjitha në një, sesa në përpjekjen për shkatërrimin e godinës së Teatrit Kombëtar:Aty janë bërë bashkë etja e Edi Ramës për para duke zhvatur pronat publike për të ndërtuar dhe marrë pjesën e tij.Me qëllimin e tij për të pastruar paratë e drogës që do të financojnë këtë projekt masiv ndërtimi prej qindra milionë dollarësh.Me projektin e tij për të përqëndruar gjithë ekonominë në pak duar, duke e bërë këtë projekt me oligarkun e preferuar dhe arkitektin e preferuar.

Vokshi: Thatë që do të jepet gjithë sipërfaqja – Teatrit. Ja ku e keni, ja ku e keni z,Ahmetaj: 5522 metra katrore, me vertetim hipotekor, i takojnë sot Tearit Kombëtar. Tre kulla, kulla 1.2.3 janë brenda sipërfaqes që i takon Teatrit Kombëtar. Pra, është mashtrim që nuk do vidhet sipërfaqja. Është mashtrim ajo që tha edhe Ministri Ahmetaj. Tre kulla Brenda sipërfaqes së Teatrit, me fitim marramendës.

Kryemadhi: Vijmë sot në ritualin politik për të thënë disa fjalë në Parlament, për të kuptuar se çfarë ndodh vërtet. Në fakt do të diskutojmë sot lidhur me ligjin e shëmtuar dhe ligjin që grabit pronat e shqiptarëve, të cilin e sjell me rrëmbim Edi Rama. 

Nuk jam artiste dhe nuk mund të kem performancën e tyre, sepse as nuk kam performuar ndonjëherë në sallën e Teatrit Kombëtar, por kam qenë një spektatore modeste që nga fëmijëria ime dhe ashtu do të vazhdojë të jem. Kur godina i rezistoi dje tërmetit dhe dua të korrigjoj zotin Vasili kur tha që kishte 40 goditje. Z.Vasili nuk ishin 40, por ishin 200. Mendova në fakt që duhet ta ruajmë natën, sepse ky I papërgjegjshmi, ky sharlatani do çojë rruspat natën për ta shembur dhe do thojë që e rrëzojë tërmeti. Por shyqyr që nuk I ka vajtur ndërmend, se kush e di se çfarë efekti ka qenë.

 Do të thoja dy fjalë për Teatrin, që në fakt janë shumë të varfëra përpara fjalëve të artistëve që po thonë sot përpara Parlamentit, të cilët kanë ndërtuar jetën e tyre dhe kanë ngritur të gjithë karrierën jo vetëm të tyre artistike, por për hir së të vërtetës kanë ndërtuar dhe një histori artistike për Teatrin shqiptar. Dua të bëj një premtim, sepse në fakt kemi dëgjuar dhe vijmë gjithmonë mbajmë këtu fjalimet tona politike, por sot politika nuk ka më vend këtu. Sot janë dy rrugë; imoraliteti dhe morali përballë shqiptarëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here