Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Endira Bushati, kërkon nga opozita djegien e mandateve i bën një sfidë kryetarit të partisë së saj.
Reagimi i plotë i Bushatit:
Lulzim, na jep vetëm një provë!
Digj mandatet!
Na provo ne që të dolëm kundër dhe të gjithëve, që je i gatshëm të sakrifikosh mandatin tënd e të Listës tënde…..
Provo që, kush të ka akuzuar se i ke shitur mandatet e deputetëve, ka gabuar!
Provo që, kush të akuzon se ti punon ditë natë për bashkëqeverisje me Ramën, gabohet!
Provo që, mesnata e 17-18 Majit nuk të mban peng!
Digj mandatet!
Lëri përrallat që “veç po kaluan mbi trupat tanë”…. Rama e bëri rrugë…..
Digj mandatet!
Ai nuk mund të quhet më Parlament!
Askush nuk të ndjek ty, nëse nuk e sheh këtë provë nga ty!
Për dikë që e quan veten Lider, kjo nuk është as sakrificë!