“Balla u ofroi 2 mln euro porositësve të makinave për mbylljen e aferës me Toyotat”

0
737

Ish-kryeministri Sali Berisha i është kthyer sërish çështjes së sekuestrimit të 3.4 milionë eurove në portin e Durrësit në makinat ‘Toyota Yaris’.

 

 

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Berisha thekson se kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla i ofroi shitësve të makinave 2 milionë euro, me qëllim sipas tij që të mbyllej afera. Një qytetar dixhital ka denoncuar tek Berisha se Balla ishte pritësi i 5 milionë eurove, ndërsa shton se 1.5 prej tyre i vodhi policia. Mes të tjerash denoncuesi flet edhe për tentativën që sipas tij bëri Balla për të përfshirë në këtë çështje një këshilltar të PS nga Hasi.

DENONCIMI TEK BERISHA
Denocohen veprime te reja te Tualant Yaris/Gjura/Jashari/Balla per fshehje gjurmesh!
Balla ofron shitesve te makinave 2 milione euro per mbylljen e aferes se tij Toyota Yaris
Qytetari dixhital denoncon:
– Taulant Yaris, pritesi i 5 milion eurove me Yaris nga te cilat 1.5 milione i vodhi policia pas zbulimit te tij per te fshehur gjurmet, veproi si vijon:
– Kerkoi nga nje keshilltar socialist nga Hasi qe t’ju kerkonte kushurinjve te tij shitesve te makinave ne kufirin midis Belgjikes dhe Gjermanise qe te pranonin se parate me Toyota Yaris i kishin nisur ata.
– Keshilltari socialist refuzoi kategorikisht te kryente kete detyre te piste. Pas refuzimit te tij,
– Taulant Yaris i nisi per ne vendbanimin e dy vellezerve nga Hasi, qe ishin dhe shitesit direkt te makinave Toyota Yaris. Te derguarit e Taulant Balles u propozuan shitesve te makinave se ne rast se do pranonin te deklaronin se parate jane te tyre, atehere Balla do paguante gjoben qe parashikon ligji gjerman per nje akt te tille dhe do ti shperblente me 2 milion euro per sherbimin e tyre. Vellezerit hasjane refuzuan ne menyre kategorike oferten kriminale te Balles, per te cilin ekzistojne pergjime qe e lidhin koke e kembe me parate e droges te aferes Toyota Yaris! sb

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here