Friday, December 14, 2018

Buffon zyrtarizohet tek PSG-ja, video e prezantimit të lë pa fjalë (VIDEO)

437
0

Paris Saint-Germain ka nënshkruar zyrtarisht me Gianluigi Buffon.

Në një deklaratë në faqen zyrtare të PSG konfirmon se Buffon ka vënë penën në letër për një kontratë njëvjeçare me opsionin për një të dytë.

Veterani vjen pas eksperiencës 17 vjeçare tek Juventusi, ku luajti 655 herë, duke fituar nëntë tituj dhe duke arritur në dy finalet e Ligës së Kampioneve. Ai gjithashtu luajti në 176 ndeshje për Italinë, duke e bërë atë lojtar me më të paraqitjet në historinë e “Azzurrit” ku fitoi dhe Kupën e Botës në vitin 2006.

Buffon, i cili mbushi 40 vjeç në janar, pritet të bëhet numri 1 i PSG përpara Alphonse Areola dhe Kevin Trapp.

Paris Saint-Germain

LEAVE A REPLY