Klosi: Ta shndërrojmë vendin në destinacion europian të turizmit

0
702

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit hap projektin e madh veror të punësimit të 1000 të rinjve “Smile Albania”. Si asnjëherë tjetër, turizmi shqiptar këtë herë do të ketë në çdo pikë kufitare dhe zonë turistike, prezencën e të rinjve për mirëseardhjen e turistëve në Shqipëri. Të rinjtë e punësuar do të jenë në shërbim të informimit, asistencës, promovimit orientimit drejt zonave turistike vendase, dhe nga ana tjetër do të ndihmojnë në ndërgjegjësimin mjedisor.

 

 

Kjo periudhë e punësimit, do t’ju njihet të rinjve edhe si praktikë pune, pranë administratës shtetërore të zonave të mbrojtura. Në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave të të rinjve fitues në këtë Project, ministri Blendi Klosi vuri theksin tek rëndësia e punës së të rinjve, në projektin SMILE ALBANIA.

“Jo më kot projekti ka këtë emër”, deklaroi ministri Klosi, duke cituar nënvizimet që botimet prestigjoze ndërkombëtare bëjnë për Shqipërinë, si vendi i mikpritjes dhe çiltërsisë së njerëzve të saj, si tokën që si rrallëkund ka ende traditë.

Jeni ju, – ju deklaroi ministri Klosi të rinjve, që keni përgjegjësinë e kontaktit të parë të turistëve të huaj në vendin tonë, duke shtuar se ky është vetëm fillimi i punësimit të të rinjve në projektet turistike.

Me rritjen e turizmit, do të rriten mundësitë e cdo të riu dhe të reje për ta parë jetën dhe karrierën e tij të lidhur me industrinë në zhvillim të këtij sektori.

“Jeni përzgjedhur që të gjithë ju nën administratën e lartë të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura për të qenë ju ambasadorët e parë të një brezi të ri, të cilët pranojnë që në muajt e verës, në muajt e nxehtë të korrikut dhe të gushtit të lini plazhin tradicional dhe të jeni pranë shërbimit më të ri që ofrohet në vendin tonë, asistencës për turistët e huaj.

“Ju të gjithë keni në dorë sot që të jeni Kryeministri i vendit tonë në çdo pikë hyrëse të vendit, të jeni ju ministër i turizmit, Ministër të çdo ministrie për të pasur mundësinë që t’i ofroni asistencën e nevojshme atyre të cilët po e shndërrojnë turizmin shqiptar nga një destinacion i sekretit të fundit në një destinacion europian të turizmit.

Pra, keni jo vetëm detyrën e mikëpritjes nga pikëpamja turistike po ne kemi detyrën që të realizojmë misionin tonë të madh atë të revolucionit mjedisor”. Pasi këta të rinj do të përfshihen dhe në fushatat e pastrimit të zonës ku shërbejnë, të heqjes nga përdorimi të qeseve plastike, etj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here