Miratimi i pr.ligjit për Teatrin, deputetët e LSI: Dëshmi se si Rama po grabit pronën publike

0
498

Mazhoranca votoi dje me 75 vota pro miratimin e projektligjit për Teatrin mes tensioneve dhe kundërshtimeve të opozitës që nuk mori pjesë në votim. Përmes postimeve në Facebook, deputetet e LSI Endrit Braimllari dhe Floida Kërpaci shprehen se votimi i djeshëm ishte dëshmia se si po vidhet prona publike dhe po shkatërrohet identiteti kombëtar.

Statusi i Endrit Braimllarit: 
Votimi i djeshëm në parlament ishte dëshmia më e mirë se si një hajdut si Edi Rama vjedh pronën publike për interesat e tij personale.
Plan i mirëmenduar, pasi shkatërroi sistemin e drejtësisë, dhunoi Kushtetutën duke zgjedhur Prokuroren e Përgjithshme të përkohshme me 69 vota, bllokoi Gjykatën Kushtetuese dhe jo pa qëllim që sot të mos ketë asnjë institucion ku të ankimosh projektligjet e hajdutërisë së Edi Ramës.
Hajdutëria e Edi Ramës ndaj pronës publike duhet të jetë subjekti kryesor i forcës së ligjit.
Veprimet e hajdutërisë së Edi Ramës do të marrin një reagim të fortë qytetar anë e mbanë vendit sepse sot më shumë se kurrë Shqipëria ka nevojë për respektimin e ligjit, institucioneve dhe Kushtetutës së vendit.

uj67yjhn

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here