Rikthehen emocionet, sot zhvillohen ndeshjet e para çerekfinaliste të Botërorit

0
857

 

Sot zhvillohen dy ndeshjet e para çerekfinaliste në kampionatin botër të futbollit që po zhvillohet në Rusi.

Nga ora 16:00 zhvillohet ndeshja mes Uruguait dhe Francës kurse nga ora 20:00, ajo në mes të Brazilit dhe Belgjikës.

Ndeshja hapëse e çerekfinaleve është ajo në mes të Uruguait dhe Francës që zhvillohet në stadiumin Nizhny Novgorod.

Ekipi i Didier Deschamps arriti në çerekfinale pasi mposhti Argjentinën e Lionel Messit me rezultat 4 me 3.

Kurse Uruguai mbylli fazën e grupeve me tri fitore.

Franca asnjëherë nuk ka fituar një ndeshje kundër Uruguait, me dy barazime dhe një humbje dhe me vetëm një gol të shënuar.

Nga ora 20:00 zhvillohet ndeshja me Brazilit dhe Belgjikës në stadiumin e Kazanit.

 

Pesë herë kampioni i botës, Brazili, ka arritur në çerekfinale pasi ka mposhtur Meksikën me rezultat 2 me 0, me golat e Neymar dhe Fiminos që mjaftuan për thyer rezistencën e mbrojtjes meksikane.

Nga ana tjetër Belgjika ka arritur deri në çerekfinale pa asnjë humbje në 23 ndeshjet e fundit. Ata janë bërë ekipi i parë në 48 vitet e fundit që kanë kthyer rezultatin në favor të tyre nga 2 me 0 për ta mposhtur Japoninë në fund 3 me 2.

Brazili ka fituar tri ndeshjet e fundit kundër Belgjikës, herën e fundit në “Kupën e Botës” në vitin 2002.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here