Shenohen serish lekundje termeti.
Lekundjet u ndjene rreth orës 00:49 në distancë 33 km në Veri Perëndim të Tiranës dhe 17 km nga Shijaku.
Tërmeti u regjistrua me magnitudë 4.3 me epiqendër detin Adriatik.
Të shumtë janë dhe qytetarët që kanë raportuar në inboxin e Ora News se kanë ndjerë lëkundjet e tërmetit.
Qytetarët na tregojnë se lëkundjet janë ndjerë dhe në Lezhë.
Në 24 orët që pasuan tërmetin e së mërkurës, 4 korrik janë shënuar 412 aktivitetet sizmike, me intensitet të ulët dhe thuajse të pandjeshëm informoi .Dr.Edmond Dushi, sizmolog në Institutin e Gjeoshkencave per Ora News mesditen e se enjtes. Mëngjesin e së enjtes, termeti me intensitet më të lartë ka qenë ai i orës 6 të mëngjesit, 3.9 i shkallës righter në zonën e Gjirit të Lalëzit. Dr.Edmond Dushi, sizmolog në Institutin e Gjeoshkencave thotë se aktiviteti sizmik vijon të jetë aktiv.