Nis fluksi në portin më të madh në vend. Burime nga Autoriteti Portual Durrës bëjnë me dije për gazetaren Klodjana Haxhiaj se në 5 ditët e para të korrikut, kanë udhëtuar me tragete 10.674 persona.
Mësohet se shtatë tragetet e linjave Durrës-Bari dhe Durrës-Ankona gjatë 5 ditëve të para të muajit korrik kanë transportuar 10.674 udhëtarë dhe 2.039 autovetura gjithsej.
Po ashtu mësohet se nga Durrësi janë nisur më pak udhëtarë dhe automjete, përkatësisht 3677, me 554 automjete gjithsej. Ndërkohë, Drejtoria e Kufirit ka vënë në funksion të plotë 8 sportele për udhëtarët dhe 6 për mjetet