Debati për Teatrin, Vokshi: PD dhe qytetarët nuk do lejojnë grabitjen e pronës publike

0
631

Opozita ka vijuar të kundërshtojë shembjen e Teatrit për të ndërtuar më pas një të ri në qendër të Tiranës. Deputetja demokrate, Albana Vokshi, njëherësh kryetare e Komisionit të Medias, e cilësoi miratimin e ligjit në parlament antikushtetues ndërsa paralajmëroi se opozita dhe qytetarët nuk do lejojnë grabitjen e pronës publike për të pastruar paratë e krimit dhe drogës.

Partia Demokratike e ka cilësuar miratimin e projektligjit për shembjen e Tetarit në parlament një akt mafioz.

Në një konferencë për mediat, deputetja demokrate Albana Vokshi tha se vendimi për të grabitur pronën publike është vetëm me një synim, për pastrimin e parave të krimit dhe të drogës.

Vokshi: Votimi antikushtetues i Parlamentit për të shembur Teatrin Kombëtar dhe për të grabitur tokën publike është një akt mafioz, nëpërmjet të cilit do të ndërtojnë 6 kulla në Qendrën Historike të Tiranës, 3 prej të cilave në territorin e Teatrit.

Por Vokshi paralajmëroi se opozita dhe qytetarët që duan kulturën nuk do të lejojnë grabitjen e pronës publike.

Vokshi: Partia Demokratike, opozita, qytetarët që duan ruajtjen e vlerave kulturore, si pjesë e identitetit tonë europian, qytetarët që duan Tiranën, qytetarët që nuk pranojnë grabitjen dhe qeverisjen nga mafia nuk do të lejojnë triumfin e së keqes. 

Transparenca e përditshme për këtë akt mafioz që i siguron Edi Ramës pastrimin e pasurisë së tij të paligjshme nga droga dhe korrupsioni do të ndihmojë shqiptarët të marrin vendimin e tyre.

Parlamenti miratoi në seancën e të enjtes vetëm me votat e maxhorancës projektligjin për Teatrin Kombëtar.

Ndërsa aktualisht pritet dekretimi i tij nga Presidenti për të hyrë në fuqi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here